Beckham priti në radhë 12 orë për të bërë homazhe për Mbretëreshën Elizabeth II

  • A.P /
  • 16 September 2022 - 20:43
Beckham priti në radhë 12 orë për të bërë homazhe për Mbretëreshën Elizabeth II

David Beckham ishte njëri nga shumë britanikët i cili priti në radhë për disa orë në mënyrë që ta nderonte Mbretëreshën Elizabeth II në Westminster Hall.

Derisa Britania e Madhe vazhdon që të jetë në zi për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II, shumë prej tyre kanë shkuar në Londër për ta vizituar atë në homazhe në Westminister Hall. Beckham – i cili ka shkuar aty në orën 2 të mëngjesit – u pa në mesin e turmës së njerëzve të premten në mbrëmje dhe ka treguar se pse mendon që ky gjest është i drejt për të.

Madhëria e saj do të thotë shumë për ne dhe atë në shumë mënyra”, tha ai për ITV News. “Flas për vetën time dhe nga takimet që kam pasur me të disa herë gjatë karrierës sime”.

(Kosova Sot Online)