Çekiçi shënoi gol të bukur ndaj Galatasarayt dhe ia dedikoi Megi Pojanit, e cila ishte e pranishme në stadium

  • E.K /
  • 17 September 2022 - 12:26
Çekiçi shënoi gol të bukur ndaj Galatasarayt dhe ia dedikoi Megi Pojanit, e cila ishte e pranishme në stadium

Endri Çekiçi po vazhdon të jetë i përfolur përfolur për jetën e tij private.

Futbollisti shqiptar shënoi një gol tejet të bukur të premten mbrëma, në humbjen që skuadra e tij, Konyaspor, e pësoi në udhëtim te Galatasaray me rezultatin 2:1.

Çekiçi shënoi nga distanca, kur po zhvillohej minuta e 15-të e ndeshjes.

Përveç golit të bukur, vëmendjen e mori edhe festimi që bëri 25-vjeçari.

Reprezentuesi i Shqipërisë këtë gol e festoi me blogeren shqiptare, Megi Pojanin, e cila ishte e pranishme në këtë ndeshje dhe momenti u kap nga kamerat.

Endri Çekiçi dhe Megi Pojani thuhet se janë në një lidhje tash e një kohë, por deri më tani asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar diçka të tillë. 

(Kosova Sot Online)