Alves e quan Ronaldon “bastard” në vlerësimin e tij të lartë për portugezin

  • E.K /
  • 17 September 2022 - 13:59
Alves e quan Ronaldon “bastard” në vlerësimin e tij të lartë për portugezin

Dani Alves e ka pranuar se Cristiano Ronaldo është kundërshtari më i vështirë me të cilin është përballur ndonjëherë.

Përballjet mes brazilianit dhe portugezin ishin të shumta gjatë kohës kur ata luanin në La Liga, te Barcelona, respektivisht Real Madridi.

Alves së fundmi dha një intervistë për “ESPN”, aty ku u pyet edhe për Ronaldon.

Dhe, 39-vjeçari nuk hezitoi të pranonte se Ronaldo është futbollisti kundërshtar më i vështiri ndaj të cilit ka luajtur.

“Cristiano Ronaldo, ky bastard nuk të lë të marrësh frymë asnjë sekondë. Nuk kam bërë shumë keq ndaj, por është e vështirë. Ai është një makinë shënimi”, tha ai.

(Kosova Sot Online)