Manchester United planifikon transferimin e Tielemansit

  • E.K /
  • 17 September 2022 - 14:44
Manchester United planifikon transferimin e Tielemansit

Manchester United raportohet se ka shprehur interesim për Youri Tielemansin.

Mesfushori belg ishte i lidhur me një kalim te Arsenali në afatin kalimtar të verës, por afati u mbyll pa ndonjë marrëveshje të arritur.

Derisa ai po vazhdon të jetë pjesë e Leicester City, interesimi tashmë nuk po mungon as nga klubet tjera.

“Fichajes” ka raportuar se Manchester United po bëhet gati për të bërë një lëvizje për Tielemansin.

25-vjeçari ka kontratë të vlefshme me Leicester Cityn deri më 30 qershor 2023, por “Djajtë e Kuq” nuk duan të presin derisa ai të mbetet lojtar i lirë.

Manchester United thuhet se synon të nënshkruajë me një mesfushor kreativ në janar, teksa reprezentuesin e Belgjikës e shohin si blerje ideale.

Duke marrë parasysh situatën me kontratën e tij, Tielemans mund të largohet nga “King Power Stadium” për një çmim të ulët.

Çmimi nuk shihet se do të jetë problem për klubin nga “Old Trafford”, pasi thuhet Manchester United do të ketë në dispozicion 70 milionë funte për afatin kalimtar të dimrit.

(Kosova Sot Online)