Formacioni më i mirë me futbollistët që nuk u ftuan nga Enrique për ndeshjet e shtatorit

  • S.A /
  • 17 September 2022 - 16:05
Formacioni më i mirë me futbollistët që nuk u ftuan nga Enrique për ndeshjet e shtatorit

Të premten, Luis Enrique zbuloi listën me futbollistët e ftuar te Kombëtarja e Spanjës për ndeshjet e shtatorit. Më 24 shtator, Spanja do të jetë nikoqire e Zvicrës – kurse pas tri ditësh do të luaj në udhëtim te Portugalia. Ndoshta surprizat më të mëdha në këtë skuadër të Spanjës ishin ftesat për Nico Williams dhe Borja Iglesias.

Ndërkohë, futbollistët si Davide de Gea, Sergio Ramos, Thiago Alcantara e Ansu Fati kanë mbetur jashtë. “Marca” ka publikuar një 11-she që Luis Enrique i la jashtë dhe është e drejtë të thuhet se formacioni është i mbushur me cilësi të yjeve.

(Kosova Sot Online )