Mërgim Berisha ia siguron fitoren Augsburgut përballë Bayernit

  • E.K /
  • 17 September 2022 - 17:33
Mërgim Berisha ia siguron fitoren Augsburgut përballë Bayernit

Mërgim Bersha e ka shënuar golin e parë të Bundesligës, gol ky që ia siguroi fitoren 1:0 Augsburgut përballë Bayern Munichut.

Kjo tani është ndeshja e katërt radhazi që “bavarezët” nuk kanë fituar në Bundesligë.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Mërgim Berisha në minutën e 59-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, tani Augsburg ngjitet në vendin e 11-të me nëntë pikë, kurse Bayern Munich bie në vendin e katërt me 12 pikë gjithsej. 

(Kosova Sot Online)