Xhiro e tetë në Superligë mbyllet sot me ndeshjen Ferizaj – Ballkani

  • S.A /
  • 19 September 2022 - 09:48
Xhiro e tetë në  Superligë mbyllet sot me ndeshjen Ferizaj – Ballkani

Janë zhvilluar katër ndeshje të xhiros së tetë në Albi Mall Superligë, derisa sot mbyllet kjo xhiro me duelin Ferizaj – Ballkani. Ferizajasit nuk dinë për humbje në katër sfidat e fundit ku kanë marrë tri barazime dhe një fitore. Në anën tjetër Ballkani ka zhvilluar vetëm katër ndeshje këtë sezon dhe ka tri fitore e një disfatë.

Vendasit duan të vazhdojnë me rezultate pozitive dhe synojnë ta befasojnë kampionin në fuqi të Kosovës.

Ndërkohë suharekasit pas humbjes nga Drita në javën e kaluar, synojnë që të rikthehen te rezultatet pozitive në Superligë.

Dueli mes Ferizajt dhe Ballkanit zhvillohet me fillim nga ora 15:00 dhe gjykohet nga Genc Nuza.

(Kosova Sot Online )