Inzaghi shpjegon arsyen pse zëvendësoi dy futbollistë në minutën e 30-të

  • S.A /
  • 19 September 2022 - 10:47
Inzaghi shpjegon arsyen pse zëvendësoi dy futbollistë në minutën e 30-të

Interi ka pësuar një tjetër humbje, të tretën këtë kampionat dhe me po të njëjtin rezultat 3-1.

Befasia më e madhe është se në tri disfatat që kanë pësuar, Neroazurët kanë qenë duke udhëhequr dhe në fund kanë pësuar tre gola.

Pas humbjes në Dacia Arena nga Udinese 3-1, Inzaghi ka folur duke thënë se bardhezinjët merituan fitoren.

Gjithsesi fillimisht trajneri italian shpjegoi zgjedhjen e tij pse zëvendësoi Bastonin dhe Mkhitaryanin në minutën e 30-të të ndeshjes.

“Zëvendësova Bastonin dhe Mkhitaryan se kishin marrë karton të verdhë dhe se Udinese po fitonte të gjitha duelet”.

“Një lëvizje për të ndryshuar gjërat. Megjithëse shënuam të parët, Udinese luajti më mirë dhe e meritoi fitoren. Duhet të meditojmë për këtë humbje të thellë”.

Tutje Inzaghi ka thënë se janë tre udhëtime që kanë pësuar humbje pasi ishin në epërsi dhe kjo nuk është aspak mirë.

“Nuk kemi vazhdimësi. Janë tre udhëtime radhazi që kalojmë në avantazh dhe mundemi 3-1. Nuk është mirë kështu, duhet të bënim më shumë dhe më mirë”, ka thënë mes të tjerash Inzaghi. 

(Kosova Sot Online )