Shqipëria nisi përgatitjet për ndeshjet e shtatorit, Reja detyrohet të ndryshojë listën

  • A.P /
  • 19 September 2022 - 20:08
Shqipëria nisi përgatitjet për ndeshjet e shtatorit, Reja detyrohet të ndryshojë listën

Kombëtarja e Shqipërisë ka zhvilluar sot një seancë stërvitore nën drejtimin e trajnerit Edoardo, në kuadër të përgatitjeve për dy sfidat e fundit në Ligën e Kombeve, ndaj Izraelit dhe Islandës.

Në këtë seancë stërvitore kanë marrë pjesë shumica e lojtarëve të ftuar nga Reja, ndërkohë që grupi do të kompletohet plotësisht më vonë këtë të hënë, kur mbërrijnë edhe lojtarët e fundit në grumbullim

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se dy mesfushorët, Keidi Bare dhe Endri Çekiçi, nuk do të jenë të gatshëm për dy ndeshjet zyrtare për shkak të lëndimeve. Dy lojtarët kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm me stafin mjekësor dhe pas testeve mjekësore është dalë në konkluzion se e kanë të pamundur të rikuperohen në kohë nga lëndimet e pësuara.

Kësisoj, përzgjedhësi Reja ka vendosur të ftojë në Kombëtare dy mesfushorët që ishin në listën e pritjes, Enis Çokaj dhe Arbnor Muçolli, të cilët janë bashkuar me ekipin në grumbullim.

(Kosova Sot Online)