Arsenali synon ta blindojë Saliban, mbrojtësi francez kërkon tre fishimin e pagës

  • S.A /
  • 21 September 2022 - 09:02
Arsenali synon ta blindojë Saliban, mbrojtësi francez kërkon tre fishimin e pagës

William Saliba padyshim se është njëri nga mbrojtësit aktual më të mirë në elitën e futbollit anglez Ligën Premier. Qendërmbrojtësi i talentuar anglez u rikthye te Arsenali pas një viti si i huazuar te Olympique Marseille ku shkëlqeu. Arsenal e huazoi tri vite radhazi Saliban te St Etienne, Nice e Marseille, derisa tani ai është lideri i Topçinje në repartin defensivë.

Por qëllimi kryesor i skuadrës londineze është ta blindojnë yllin e ri me një kontratë të re deri në vitin 2027.

21-vjeçari aktualisht ka kontratë me Arsenalin deri në verën e vitit 2024 dhe është gati ta vazhdojë atë, por vetëm nëse plotësohen kërkesat e tij.

Sky Sport ka njoftuar se Saliba ka një pagë vjetore prej 1,250,000 euro derisa kërkesat e tij tani janë shumë të larta.

Reprezentuesi francez kërkon një pagë rreth pesë milionë euro për të zgjatur bashkëpunimin me Arsenalin dhe drejtuesit e klubit po vazhdojnë negociatat me agjentët e futbollistit.

Gjithnjë sipas Sky Sport, situatën e francezit janë duke e monitoruar skuadrat e mëdha si Barcelona, Real Madrid e PSG.

(Kosova Sot Online )