Lexoni edhe:
Në orët e vona: Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e mbrëmshme të Qeverisë
Matthijs de Ligt u largua nga Juventusi pas tri viteve qëndrim në Allianz Stadium për t’iu bashkuar Bayern Munichut. Qendërmbrojtësi holandez synonte të fitonte Ligën e Kampionëve me Zonjën e Vjetër, por një gjëje të tillë nuk ia arriti. Gjithsesi mbrojtësi tulipan vazhdon të ëndërroj ‘Championsin’ dhe shpreson që këtë ëndërr ta bëj realitet me Bayernin. 23-vjeçari ka thënë se erdhi koha për një sfidë të re dhe kjo ishte arsyeja e largimit nga Zonja e Vjetër.
Në orët e vona: Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e mbrëmshme të QeverisëLexoni edhe:
“Më pëlqeu vërtet periudha te Juventus, por ndjeva se kishte ardhur koha për një sfidë të re”, u shpreh De Ligt.
Tutje qendërmbrojtësi holandez ta se ka bërë një hap para në karrierë ku Bayerni ka ambicie të fitoj Ligën e Kampionëve.“Juve është një ekip i madh, por ardhja këtu ishte një hap tjetër për mua, sepse Bayern ka ambicie për të fituar Ligën e Kampionëve”, u shpreh De Ligt.
(Kosova Sot Online )