Kosova stërvit sot dy herë

  • S.A /
  • 21 September 2022 - 10:25
Kosova stërvit sot dy herë

Kombëtarja e Kosovës do t’i zhvillojë sot dy seanca stërvitore. “Dardanët” janë grumbulluar që nga e hëna, ndërsa deri tash kanë ushtruar dy herë. Vuçiq habit me vendimin e fundit, shkak ngjarjet me Kosovën. Ndërsa, Federata e Futbollit të Kosovës, në agjendën e ditës së sotme ka njoftuar se janë në plan dy seanca stërvitore. E para do të zhvillohet në kampin nacional në Hajvali, duke filluar nga ora 10:30.

Kurse, e dyta do të mbahet pasdite nga ora 16:30 në stadiumin “Fadil Vokrri”. Trajneri Alain Giresse po mundohet ta komponojë një skuadër solide, me gërshetim të lojtarëve të rinj me atë me përvojë. “Verdhekaltrit” do ta zhvillojnë lojën e parë të shtatorit më datën 24 në Belfast ndaj Irlandës së Veriut.Kurse, lojën e dytë të këtij muaji dhe përmbyllëse të kësaj kampanje në Ligën e Kombeve, do ta zhvillojnë më 27 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe kundërshtar do ta kenë Qipron.Kosova nuk e kishte një eksperiencë pozitive në këtë kampanjë të Ligës së Kombeve.

(Kosova Sot Online )