KV Peja mposhtet në finalen e Kupës Ballkanike

  • A.P /
  • 21 September 2022 - 17:12
KV Peja mposhtet në finalen e Kupës Ballkanike

Ekipi kosovar, KV Peja ka zënë vendin e dytë në Kupën Ballkanike, të mërkurën pasdite.

Pejanët u mposhtën në finalen e kompeticionit nga ekipi turk, Cizre Belediye Sports Club.

Ekipi verdhezi u mposht me rezultat 3-0 (25:10, 25:19, 25:14) nga skuadra nikoqire.

Pas ndeshjes, Peja u dekorua me medaljet e vendit të dytë, derisa në vendin e tretë mbeti Dor Chisina nga Moldavia.

(Kosova Sot Online)