Tifozët do të mundë të pinë birra gjatë ndeshjeve në Botërorin e Katarit, por vetëm joalkoolike

  • S.A /
  • 22 September 2022 - 09:45
Tifozët do të mundë të pinë birra gjatë ndeshjeve në Botërorin e Katarit, por vetëm joalkoolike

Tifozët e futbollit do të mundë të konsumojnë birra gjatë ndeshjeve të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Mirëpo, një lajm i keq për ta është se ata do të lejohen të përdorin vetëm birra joalkoolike, “Budweiser Zero”.

Duke qenë se Kupa e Botës është gara ku birra është numër 1 në meny, kjo është bërë një çështje, duke e pasur parasysh se këtë radhë këtë eveniment do ta organizojë një vend nga Lindja e Mesme, ku alkooli është i ndaluar me ligj.

Mësohet se tifozët do të mundë të blejnë birra deri tri orë para fillimit të lojës dhe një orë pas përfundimit të ndeshjes në një hapësirë të dizajnuar për këtë punë.

Sidoqoftë, rregullat rreth konsumimit të alkoolit gjatë ndeshjeve kanë mbetur të paqarta deri tash.

Tabloidi britanik “The Sun”, ka njoftuar se e vetmja birrë të cilën do të mundë ta përdorin tifozët brenda stadiumeve është ajo joalkoolike “Budweiser Zero”, e cila kushton gati 7 euro.

Zëdhënësi i Budweiser theksoi: “Ne jemi duke biseduar nga afër me FIFA-n, e cila po i menaxhon marrëdhëniet me autoritetet e Katarit, në mënyrë që ta lejojnë aktivitetin tonë në këtë turne. Rregullat janë duke u respektuar dhe në përputhje me rregullat që lidhen me autoritetet lokale. Ne i respektojmë gjithmonë konsumuesit lokalë dhe kulturën e secilit vend ku operojmë. Promocioni dhe aktivitetet e Budweiser Zero gjatë Botërorit në Katar do t’i kenë target mysafirët nga jashtë vendit, të cilët shkojnë aty për t’u dëfryer dhe për të festuar dhe për ta shijuar futbollin”, deklaroi ai.

Edhe zëdhënësi i FIFA-s ka thënë se tifozët do ta shijojnë konsumimin e alkoolit duke e respektuar kulturën lokale. Tifozët janë paralajmëruar se përdorimi i alkoolit apo substancave të tjera, sidomos i drogës apo shitja e saj në vende të caktuara në Katar, mund t’ju kushtojë me dëbim nga vendi, por deri në burgim me vdekje.

(Kosova Sot Online )