Portieri hero, e “blindon” portën duke i pritur disa gjuajtje të kundërshtarëve

  • S.A /
  • 22 September 2022 - 10:14
Portieri hero, e “blindon” portën duke i pritur disa gjuajtje të kundërshtarëve

Një portier në Angli e ka bërë mrekullinë. Ryan Sandford ka qenë figura kryesore e ndeshjes, edhe pse ekipi i tij, Weymouth u mposht me rezultat 1:2 nga Bath City Football Club.

Në minutat shtesë, vendësit e kishin mundësinë ta ngrisnin epërsinë në 3:1 në stadiumin “Twerton Park”. 

Por, fillimisht Sandford e priti penalltinë e Cody Cooket, ndërsa më pas i bëri edhe disa pritje të jashtëzakonshme, për t’u bërë hero i ekipit, përkundër humbjes.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për ligat më të ulëta të futbollit anglez, respektivisht për National League N/S, Grupi B.

(Kosova Sot Online )