Jose Mourinho mund të marrë drejtimin e Portugalisë pas Botërorit

  • S.A /
  • 22 September 2022 - 11:21
Jose Mourinho mund të marrë drejtimin e Portugalisë pas Botërorit

Jose Mourinho po kalon një periudhë me ulje-ngritje te Roma.

Tekniku 59-vjeçar nuk dihet nëse do të rrijë për një kohë të gjatë me kryeqytetasit italianë dhe duket se ai është gati të marrë në drejtim një kombëtareje.Bëhet fjalë për Portugalinë.

Siç raporton “Corriere dello Sport”, Mourinho mund të vihet në krye të kombëtares luzitane pas Kupës së Botës. Nuk dihet ende nëse Fernando Santos do të vazhdojë të jetë ende pjesë e Portugalisë pas Botërorit të Katarit dhe është e mundur që “Special One” ta marrë këtë detyrë.

(Kosova Sot Online )