Tonali largohet nga grumbullimi me Italinë, Milani në ankth

  • S.A /
  • 22 September 2022 - 13:52
Tonali largohet nga grumbullimi me Italinë, Milani në ankth

Një lajm i cili ka trembur Milanin ka ardhur nga konferenca për shtyp e Roberto Mançinit, i cili ka theksuar se Sandro Tonali nuk ishte në gjendje të mirë dhe për këtë arsye është detyruar që ta largojë nga kombëtarja në prag të ndeshjes me Italinë.

“Tonali nuk është stërvitur fare me ne. Ne u munduam që ta kishim të gatshëm për sfidën në Budapest, por ai nuk është ndjerë aspak mirë dhe për këtë arsye e kemi kthyer në shtëpi”, u shpreh Mançini në konferencën për shtyp përpara ndeshjes kundër Anglisë. Ende nuk dihet nëse dëmtimi është serioz ose diçka e lehtë, por te Milani padyshim që po e presin menjëherë përgjigjen, pasi kuqezinjtë do të kenë disa ndeshje të vështira pas pauzës së kombëtareve, si ato me Çelsin, ose ajo me Juven.

(Kosova Sot Online )