Reperi i njohur amerikan e konfirmon se do ta bëjë këngën zyrtare për Botërorin e Katarit

  • S.A /
  • 23 September 2022 - 09:28
Reperi i njohur amerikan e konfirmon se do ta bëjë këngën zyrtare për Botërorin e Katarit

Kupa e Botës në Katar është rreth dy muaj larg fillimit. Dhe, kjo nuk do të jetë një Kupë e zakonshme Bote, pasi që do të luhet në fundvit, e jo në qershor, siç ka ndodhur deri tani. 

Më 20 nëntor, Botërori do të nisë, për të vazhduar për një muaj me duele mjaft interesante.

Ndërkohë, reperi amerikan, Lil Baby e ka konfirmuar se do ta bëjë këngën zyrtare për Kupën e Botës 2022.

Këtë, reperi 27-vjeçar e konfirmoi përmes një postimi në profilin e tij në Instagram.

(Kosova Sot Online )