Sot nis xhiroja e tretë e Superligës në basketboll, këto janë përballjet

  • S.A /
  • 23 September 2022 - 10:25
Sot nis xhiroja e tretë e Superligës në basketboll, këto janë përballjet

Xhiroja e tretë në Superligën e Kosovës në basketboll do të dhurojë ndeshje interesante.Takimi hapës i xhiros është mes Rahovecit dhe Trepçës, që zhvillohet të premten. Vreshtarët kanë një fitore e një humbje, kurse mitrovicasit kanë dy fitore dhe synojnë të tretën me radhë. Kjo është edhe një sfidë për mitrovicasit para kualifikimeve në FIBA Europe Cup. Të shtunën zhvillohet ndeshja ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Vëllaznimit. Të dy skuadrat kanë nga një fitore e një humbje dhe synojnë fitoren e dytë në këtë edicion.

Përballja kryesore zhvillohet në “Karagaçi” ndërmjet Pejës dhe Golden Eagle Yllit. Pejanët janë kampionë të Ligës Unike, kurse therandasit kampionë të Kosovës. Peja ka dy fitore në këtë edicion, kurse Ylli dy humbje. Takimi pritet të jetë mjaft interesant, siç ka ndodhur në takimet e fundit mes tyre.

(Kosova Sot Online )