FA nis hetimet ndaj Ronaldos

  • A.P /
  • 23 September 2022 - 16:45
FA nis hetimet ndaj Ronaldos

Cristiano Ronaldo është akuzuar për shkelje të rregullave të Federatës së Anglisë (FA) pasi theu telefonin e një tifozi muaj më parë.

Në prill të këtij viti, sulmuesi portugez pas ndeshjes Everton – Manchester United, u kap nga kamerat duke bërë një sjellje të pahijshme

Ronalo pastaj kishte kërkuar falje, teksa ishte intervistuar edhe nga Policia, e cila kishte hapur një hetim rreth këtij rasti.

Por, sot është bërë e ditur se ndaj 37-vjeçarit është ngritur një akuzë për shkelje të rregullave të FA. Rasti tashmë po hetohet nga Federata angleze.

Pesë herë fituesit i “Topit të Artë” ngarkohet me akuzën “sjellje e pahijshme dhe/ose e dhunshme”.

(Kosova Sot Online)