Kombëtarja e Shqipërisë mbërrin në Tel Aviv

  • A.P /
  • 23 September 2022 - 17:11
Kombëtarja e Shqipërisë mbërrin në Tel Aviv

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka njoftuar se Kombëtarja e Shqipërisë ka mbërritur në Tel Aviv.

Të shtunën, Shqipëria do të zhvillojë ndeshjen e parafundit në Grupin 2 të Ligës B në Ligën e Kombeve, kundër Izraelit 

Ndeshja është tejet e rëndësishme për “Kuqezinjtë”, pasi me një fitore eventuale nesër, do të rriste gjasat për vendin e parë në grup.

Para ndeshjes në fjalë, Shqipëria nga ora 18:00 do të mbajë një konferencë për shtypë në Tel Aviv, kurse gjysmë ore më vonë do të mbajë seancën e fundit stërvitore, në stadiumin “Bloomfield”.

Në “Bloomfield” do të zhvillohet edhe ndeshja mes Izraelit dhe Shqipërisë, nga ora 20:45.

(Kosova Sot Online)