Zbutet dënimi ndaj FC Prishtinës

  • A.P /
  • 23 September 2022 - 17:35
Zbutet dënimi ndaj FC Prishtinës

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar për ndryshim pjesërisht të vendimit nga Komisioni Disiplinor ndaj FC Prishtinës.

Komisioni Disiplinor kishte dënuar klubin kryeqytetas me dy ndeshje jashtë fushës së vetë dhe pa shikues, si dhe me gjobë prej 1200 eurosh, pas incidenteve që kishin ndodhur në ndeshjen Prishtina – Ballkani, e zhvilluar më 4 shtator, në stadiumin “Fadil Vokrri” 

FFK ka njoftuar këtë të premte se pas rishqyrtimit të lëndës, vendimi i shkallës së parë është ndryshuar pjesërisht.

Me vendimin e ri, FC Prishtina është e dënuar me vetëm një ndeshje jashtë fushës së vetë dhe pa shikues. Kësisoj, Prishtina ndeshjen e radhës do ta zhvillojë në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe me prani të shikuesve. Masa tjetër e dënimit me gjobë prej 1200 eruro mbetet në fuqi.

(Kosova Sot Online)