Probleme te Irlanda e Veriut para ndeshjes me Kosovën

  • A.P /
  • 23 September 2022 - 17:57
Probleme te Irlanda e Veriut para ndeshjes me Kosovën

Kyle Lafferty është larguar nga skuadra e Irlandës së Veriut pasi u shfaq një video e tij, ku shihej duke bërë sharje sektare.

35-vjeçari u filmua në një sherr me një burrë në një klub nate, i cili i kërkoi një foto përpara se t’i drejtohej me fjalën: “lart Celts”

Kësisoj, Lafferty akuzohet se ka përdorur një term sektar ndaj tifozit të Celticut.

Federata e Futbollit e Irlandës së Veriut njoftoi për largimin e tij, teksa bëri të ditur edhe se klubi ku aktivizohet sulmuesi, Kilmarnock FC, tashmë ka nisur hetimet ndaj tij, pasi video u shpërnda në rrjetet sociale.

(Kosova Sot Online)