Prishtina – Vëllaznimi, ndeshja e vetme për sot në Superligë

  • S.A /
  • 24 September 2022 - 11:10
Prishtina – Vëllaznimi, ndeshja e vetme për sot në Superligë

Prince Caffe Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon edhe këtë shtunë me javën e tretë.

Edhe për ditën e sotme në program për t’u zhvilluar është vetëm një ndeshje, ajo mes Sigal Prishtinës dhe Vëllaznimit. Të dy skuadrat kanë regjistruar nga një fitore dhe një humbje deri më tani.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 17:00, në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.

Vlen të theksohet se kjo ndeshje do të zhvillohet pa praninë e tifozëve, pasi klubi kryeqytetas u dënua nga Federata e Basketbollit pas incidenteve që ndodhen në javën e parë, në ndeshjen kundër Pejës.

Kujtojmë se java e tretë në Superligë u hap të premten mbrëma, me ndeshjen mes Rahovecit dhe Trepçës, që u fitua nga mitrovicasit me rezultatin 80:87.

Ndërkaq, të dielën do të zhvillohen dy ndeshjet e tjera që do e mbyllin edhe këtë javë.

Peja do të takohet me Golden Eagle Yllin, kurse Bashkimi me Ponte Prizrenin.

(Kosova Sot Online )