“Dardanët” me njoftim para ndeshjes: Sot jemi në Belfast dhe Prishtinë

  • S.A /
  • 24 September 2022 - 14:10
“Dardanët” me njoftim para ndeshjes: Sot jemi në Belfast dhe Prishtinë

Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë ndeshjen e pestë dhe të parafundit për këtë edicion në Ligën e Kombeve.

Këtë të shtunë, “Dardanët” do të luajnë në udhëtim te Irlanda e Veriut. Ndeshja është e vlefshme për Grupin 2 në Ligën C. Ndeshja do të zhvillohet nga ora 18:00, në stadiumin “Windsor Park”.

“Dardanët” kanë bërë të ditur se një numër prej tyre do të jenë të pranishëm në ndeshje.

Ata gjithashtu i kanë ftuar për takim para stadiumit të gjithë ata që janë të pajisur me bileta.

Organizim nga tifogrupi i Kosovës do të ketë edhe në Kosovë.

Njoftimi i plotë:

“Sot, jemi sa në Belfast, sa në Prishtinë, por me mendje të gjithë bashkërisht te Kosova jemi të gjithë!

Në ditën e ndeshjes, kur Kosova do të luajë ndaj Irlandës Veriore në udhëtim, ne si tifogrup paralajmërojmë se jemi të shpërndarë qoftë në Belfast, ashtu edhe në Prishtinë, ku do të organizohemi.

Pra, të gjithë ata që kanë bileta për të hyrë në stadium, ju ftojmë që të takohemi pak para fillimit të ndeshjes, në ambientet më të afërta të impiantit në fjalë (në këtë shkrim do ta bëjmë një përditësim të ri, ku do të specifikohet lokacioni i saktë.

Ndërkaq, për të gjithë të tjerët që janë në Kosovë, ju njoftojmë se nga ora 17:00 të gjithë anëtarët e Dardanëve që nuk kemi shkuar në Belfast, do të mblidhemi së bashku për ta shikuar ndeshjen në fan club’in tonë zyrtar.

Nga të gjitha anët, kudo, ju ftojmë që t’i përkrahim djelmoshat tonë, nga të cilët presim angazhim maksimal dhe që të dalin me pikë të plota, për ta rikthyer edhe emocionin e fitores.

Për fitore. Për Kosovën.

(Kosova Sot Online )