Irlandë e Veriut – Kosovë, mungesat dhe formacionet e mundshme

  • S.A /
  • 24 September 2022 - 14:18
Irlandë e Veriut – Kosovë, mungesat dhe formacionet e mundshme

Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë ndeshjen e pestë dhe të parafundit për këtë edicion në Ligën e Kombeve.

Këtë të shtunë, “Dardanët” do të luajnë në udhëtim te Irlanda e Veriut. Ndeshja është e vlefshme për Grupin 2 në Ligën C dhe do të zhvillohet nga ora 18:00, në stadiumin “Windsor Park”. Kosova do të synojë sërish fitoren ndaj irlandezoveriorëve. Ndeshja e parë e zhvilluar mes këtyre dy ekipeve më 9 qershor, në stadiumin “Fadil Vokrri”, ishte mbyllur me rezultatin 3:2.

Greqia e ka siguruar vendin e parë në këtë grup, teksa Kosova synon ta mbajë vendin e dytë – aty ku pozicionohet momentalisht me 6 pikë.

Ndërkaq, Irlanda e Veriut është e treta në grup me 2 pikë. Mungesat dhe formacionet e mundshme:

Daniel Ballard që do të mungojë sonte te vendasit, teksa Ian Baraclough nuk e ka në dispozicion as sulmuesin, Kyle Lafferty, i cili është larguar nga kampi i Kombëtares.

Në anën tjetër, Amir Rrahmani, Leart Paqarada, Mërgim Vojovda dhe Shkëlqim Vladi, janë futbollistët Alain Giresse nuk do t’i ketë në dispozicion shkaku i lëndimeve.

Titullarët e mundshëm te Irlanda e Veriut: Carson, Spencer, McNair, Evans, Brown, Evans, Saville, Lavery, Davis, McMenamin, Magennis.

Titullarët e mundshëm te Kosova: Muric, Rrudhani, Aliti, Kryeziu, Hadërgjonaj; Dresevic, Kryeziu, Zeneli, Rashica, Celina, Muriqi.

(Kosova Sot Online )