Shaqiri pasi Zvicra triumfoi ndaj Spanjës: Fitore madhështore

  • A.P /
  • 25 September 2022 - 15:10
Shaqiri pasi Zvicra triumfoi ndaj Spanjës: Fitore madhështore

Kombëtarja e Zvicrës ka regjistruar një fitore të madhe kundër Spanjës, në Ligën e Kombeve, me rezultat 2-1,

Dy golat u shënuan nga Akanji dhe Embolo, teksa nga Spanja shënoi Alba.

Pas kësaj fitore, Xherdan Shaqiri ka reaguar me një postim në rrjetet sociale ku ka shkruar: Fitore madhështore dhe performancë ekipore në Spanjë. Vazhdojmë.

(Kosova Sot Online)