Tre shqiptarë në fushë, Icardi e bën 'sefte' me Galatasarain

  • A.P /
  • 25 September 2022 - 16:06
Tre shqiptarë në fushë, Icardi e bën 'sefte' me Galatasarain

Mauro Icardi ka realizuar golin e parë me fanellën e Galatasarait. Sulmuesi argjentinas, ka gjetur rrugën e rrjetës në miqësoren ndaj Istanbulsporit të shqiptarëve, ku Gallata triumfoi me rezultatin 2-1.

Kristal Abazaj dhe Sindrit Guri ishin titullarë për Istanblusporin, ndërsa Eduart Rroca la pas dëmtimin dhe e nisi nga pankina. Jilmaz kaloi në avantazh Galatasarain në minutën e 12’, ndërsa Istanbulspori u përgjigj me Mehmetivic në të 30-ën.

Në pjesën e dytë Galatasarai fitoi një penallti, të cilën e ekzekutoi qetësisht Ikardi, duke e dërguar në rrjetë me “Panenkën” e famshme.

(Kosova Sot Online)