Marchisio: Nuk kam parë kurrë një Juve të tillë

  • A.P /
  • 25 September 2022 - 16:14
Marchisio: Nuk kam parë kurrë një Juve të tillë

Ish-numri 8 i Juventusit, Claudio Marchisio, nga Festivali i Sportit në Trento tregoi atë që sipas tij nuk po shkon në shtëpinë bardhezi për momentin dhe se si skuadra mund të ringrihet.

“Nuk kam parë kurrë një Juve të tillë. Sekreti i Juventusit tim fitues? Ishte që preku fundin. Në atë rekord, në ato shumë tituj radhazi të fituar ka shumë rekorde brenda rekordeve.

Por nisi gjithçka nga fundi, nga Seria B. Ishte i madh Konte kur erdhi në stol, sepse ishte i aftë të prekte shpirtin. Na tha se duhet ta nxirrnim në fushë, më falni për termin, duhet të nxirrni bo…

Duhej të jepnim shpirtin për të treguar se nuk ishim ata të mëparshmit”, tregon ish-mesfushori bardhezi.

(Kosova Sot Online)