Kaka: Neymar është lojtari im i preferuar

  • A.P /
  • 25 September 2022 - 17:30
Kaka: Neymar është lojtari im i preferuar

Leite Kaka ka treguar se lojtari i tij i preferuar te Brazili është Neymar.

Ish-fituesi i Topit të Artë, Kaka ka folur lidhur me kombëtaren e Brazilit dhe formën e tyre para Kupës së Botës.

Mes shumë komenteve, Kaka ka treguar edhe se kush është lojtari i tij i preferuar, duke përmendur yllin e PSG, Neymar.

“Nuk e di nëse është për shkak se kemi raporte të mira personale, por më pëlqen si luan Neymar”, ka thënë Kaka

“Sigurisht më pëlqen të shoh të tjerët si Mbappe, Messi e Cristiano apo Vinicius, por qëndroj me Ney”, shtoi tutje ish-anëtari i Milan.

Kaka pret që Neymar të jetë lideri i Brazilit në Kupën e Botës në Katar.

“Neymar do të jetë lideri i Brazilit në Katar 2022, por është me rëndësi që edhe lojtarë të tjerë si Vinicius të jenë me të”, tha mes tjerash Kaka.

Kupa e Botës në Katar do të zhvillohet mes nëntorit dhe dhjetorit të këtij viti.

(Kosova Sot Online)