Giresse: Qëllimi ynë është ta mbajmë pozitën e dytë në tabelë

  • A.P /
  • 26 September 2022 - 18:29
Giresse: Qëllimi ynë është ta mbajmë pozitën e dytë në tabelë

Trajneri i kombëtares së Kosovës Alain Giresse, e ka mbajtur një konferencë për media një ditë para përballjes vendimtare që “Dardanët” do ta kenë kundër Qipros.

Giresse tha se qëllimi do të jetë fitorja për ta mbajtur pozitën e dytë në grupin 3 të Ligës C në kuadër të Ligës së Kombeve.

Strategu francez theksoi se në ndeshjen e nesërme në dyshim do të jenë portieri Aro Muriq dhe kapiteni Amir Rrahmani.

“Nesër e kemi ndeshjen e radhës. Qëllimi është që ta mbajmë pozitën e dytë në tabelë. Gjendja momentale e ekipit është, Muriq është lënduar në Irlandë të Veriut andaj nuk e di gjendjen e tij. Amir Rrahmani ka përmisim por ende nuk e dimë a mund të luajë. Për lojtarët e tjerë nuk ka diçka tjetër, përveç lodhjes që është normale pas ndeshjes” – tha Giresse.

Ai shtoi se në lojë mund të hyjnë edhe lojtarë të rinj.

“Unë mendoj vetëm për gjërat pozitive me lojtarët. Përgatitemi të kemi një rezultat të mirë. Prioriteti ynë është ta fitojmë ndeshjen, por mund të provojmë edhe lojtarë të ri në lojë” – shtoi ai.

Nesër me fillim prej orës 20:45 Kosova do ta luajë ndeshjen vendimtare ndaj Qipros.

Në “Fadil Vokrri” ekipi i Alain Giresse synon fitoren për ta siguruar mbijetesën në Ligën C.

(Kosova Sot Online)