Ngjarja e madhe evropiane në Mitrovicë, 6 skuadra duan biletën e kualifikimit

  • A.P /
  • 26 September 2022 - 20:42
Ngjarja e madhe evropiane në Mitrovicë, 6 skuadra duan biletën e kualifikimit

Nga 27 deri më 30 shtator, në Mitrovicë do të zhvillohen kualifikimet e FIBA Europe Cup, gjegjësisht Grupi A, ku gjashtë skuadra do të garojnë për një vend.

Të martën do të zhvillohen dy ndeshje çerekfinale, kurse Sporting Lisbona dhe Anwerp i Belgjikës janë kualifikuar direkt në gjysmëfinale.

Sfida e parë do të jetë ndërmjet Petrolina AEK dhe Thor nga ora 17:00, ndërsa ndeshja që po pritet me interesim të madh Gottingen dhe Trepçës, zhvillohet nga ora 20:00. Fituesi i kësaj ndeshje do të përballet me Sportingun. Të mërkurën zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale, ndërsa të premten finalja e madhe, ku do të mësohet se, kush do të kualifikohet në grupet e FIBA Europe Cup.

Pesë skuadrat e huaja kanë arritur dhe janë akomoduar, ndërsa kanë zhvilluar stërvitjet e para në “Minatori”.

(Kosova Sot Online)