Italia mposht Hungarinë dhe kalon në finalet e Ligës së Kombeve

  • A.P /
  • 26 September 2022 - 22:43
Italia mposht Hungarinë dhe kalon në finalet e Ligës së Kombeve

Italia ka shënuar fitore të rëndësishme në përballjen ndaj Hungarisë në Ligën e Kombeve.

Të përzgjedhurit e Roberto Mancinit fituan me rezultatin 0:2, në ndeshjen që u zhvillua në “Puskas Arena” 

Kjo fitore ishte vendimtare për pozitën e parë në Grupin 3 të Ligës A, me italianët që siguruan kalimin për në “Play-Off”.

Giacomo Raspadori (27’) dhe Federico Dimarco (52’) shënuan golat e fitores për “Azzurrët”.

Kështu, Italia e mbylli fazën e grupeve me 11 pikë në pozitën e parë, kurse Hungaria si e dyta me një pikë më pak.

Hungarezët edhe në edicionin e ardhshëm do të jenë pjesë e Ligës A. 

(Kosova Sot Online)