Urimi i veçantë nga Arsenali për Granit Xhakën

  • A.P /
  • 27 September 2022 - 17:45
Urimi i veçantë nga Arsenali për Granit Xhakën

Futbollisti nga Kosova, Granit Xhaka, sot feston ditëlindjen e tij të 30-të.

Mesfushori ka marrë një urim special nga klubi i Arsenalit, ku ai po e kalon sezonin e tij të gjashtë

Klubi londinez ia uroi Xhakës ditëlindjen me një video-përmbledhje të paraqitjeve të tij më të mira.

Reprezentuesi i Zvicrës ka regjistruar në total 258 paraqitje me “Topçinjtë” deri më tani.

Granit Xhaka numëron 15 gola dhe 25 asistime me fanellën e Arsenalit.

(Kosova Sot Online)