Shqipëria zhgënjen sërish, luan baras me Islandën

  • A.P /
  • 27 September 2022 - 22:48
Shqipëria zhgënjen sërish, luan baras me Islandën

Kombëtarja e Shqipërisë e ka mbyllur me barazim edicionin 2022/23 në Ligën e Kombeve.

“Kuqezinjtë” luajtën baras me Islandën, në ndeshjen e fundit në Grupin 2 të Ligës B 

Ndeshja e zhvilluar në “Air Albania Stadium” përfundoi me rezultatin 1:1.

Ermir Lenjani (35’) shënoi për Kombëtaren shqiptare, kurse Mikael Anderson shënoi në çastet e fundit të ndeshjes – (90+7’)

Pavarësisht rezultateve të dobëta, Shqipëria edhe në edicionin e radhës do të jetë pjesë e Ligës B, pasi edicionin e mbylli si e treta në grup me dy pikë.

Kurse, Islanda u rendit e dyta në grup me 4 pikë. 

(Kosova Sot Online)