Dy lojtarë të Kosovës në formacionin ideal të xhiros së fundit të Ligës së Kombeve

  • S.A /
  • 28 September 2022 - 13:51
Dy lojtarë të Kosovës në formacionin ideal të xhiros së fundit të Ligës së Kombeve

Kombëtarja e Kosovës e zhvilloi një lojë të shkëlqyeshme mbrëmë duke e mundur Qipron me rezultat të thellë, 5:1. Thuajse të gjithë lojtarët “Dardanë” shfaqën lojë të mirë, por prej tyre u dalluan mbi të gjitha Vedat Muriqi dhe Florent Muslija. I pari i shënoi dy gola dhe kontribuoi edhe me asistime, kurse i dyti e shënoi një gol maestral. E për këtë paraqitje, dy yjet e Kosovës janë shpërblyer nga UEFA, e cila i ka përfshirë ata në 11-shen ideale të xhiros së fundit të fazës së grupeve të këtij edicioni në Ligën e Kombeve.

Sulmuesi i Mallorcas madje është vlerësuar me notën 8.9, e dyta më e mirë nga krejt ekipi, kurse mesfushori kreativ u vlerësua me 8.7. Në këtë ekip bëjnë pjesë edhe yjet e futbollit si Van Dijk dhe Christian Eriksen. 

(Kosova Sot Online )