Shqiptarët nën Maqedoni janë ende të diskriminuar

Shqiptarët nën Maqedoni janë ende të diskriminuar
Shqiptarët nën Maqedoni janë ende të diskriminuar

Muhamet Kelmendi

  • 28 September 2022 - 12:06

Shkruan: ANALISTI: Muhamet Kelmendi

 Pozita e shqiptarëve në Maqedoni shumë pak ose fare nuk ka ndryshuar me atë para luftës për barazi kombëtare të bërë nga UÇK-ja. Pra, shqiptarët nën Maqedoni ende janë të diskriminuar.  Marrëveshja e Ohrit nuk e garanton barazinë kombëtare. Mirëpo, edhe ato pak të drejta të përcaktuara në marrëveshje, tash e 20 vjet, nuk po realizohen. E vetmja çështje që është realizuar është ndarja e pushteteve me partitë maqedone në pozitë nga partitë shqiptare në Maqedoni. Lidhur me këtë pabarazi flasin:

1. Pozita nacionale e shqiptareve ne Maqedoni është e pabarabarte dhe ajo përcaktohet me Kushtetutën e vete shtetit. Shqiptaret nuk janë me normat kushtetuese popull shtet formues. Shqiptaret përcakton si popullsi nacionale, tamam si pozita e minoritareve tjerë, ndonëse me regjistrimin e fundit dolën mbi 30% shqiptare. Ky fakt tregon se pushteti maqedon ne Maqedonine e veriut e ka përcaktuar këtë shtet ne sllavmaqedon.Te tjerët janë te ardhur ose minoritar.

2. Pozita e pabarabarte kushtetuese ka tërhequr edhe pabarazinë ekonomike e financiare. Zhvillimi i viseve ku jetojnë shqiptaret është për dy a tri here nen nivelin e viseve ku jetojnë sllavomaqedonet. Edhe punësimi eshte per disa here me i ulte te shqiptaret.

3. Shperngulja e shqiptareve per shkak te gjendjes politike dhe ekonomike eshte e larte. Per cdo vite shperngulen me mijera vete. Mbi 70% te te rive ikin ne boten e jashtme per te gjetur pune.

4. Pabarazia shihet edhe ne Forcat e Armatosura te Maqedonise. Ketu nuk jane as 2% shqiptar, kuptohet ne nivelin komandues. E njejta gjendje eshte ne gjykata, ne prokurori, ne polici dhe ne administraten e shtetit. Kudo numrohen shqiptaret ne gishta. Nuk kemi as 5-8% shqiptare.

5. Ndjekja e shqiptareve eshte e larte. Neper bugjet e ketij shteti sllavomaqedon jane mbi 90% shqiptare. Kemi edhe sot te burgosur politike. Disa raste kriminale jane organizuar dhe perkatitur nga organe e shtetit maqedonas. Kjo, per t'i implikuar shqiptaret ne krim. Rasti me i rende eshte ai i Kumanoves. Tregohet qarte se shteti eshtei implikuar ne kete veper te rende. Mund te permenden edhe shumd fusha tjera qe tregojne pabarazine dhe poziten nenshtruese te shqiptarve ne Maqedonine e Veriut. Ndersa, nje eshte "pozitive" , pushteti qe i ka kapluar politikanet shqiptare ne kete shtet. Ndarja e pushtetit eshte bere per mrekulli dhe ketu nuk ka gje tjeter, pervec krim dhe korrupcion te larte. Ky pushtet po vazhdon dhe mbi kete i ka kapur politika sllabomaqedone pushtetaret shqiptare dhe ketej po e mbrone pabarazazin e kete shtet me kercenime dhe me presion per krim dhe korrupcion qe i ka futur pushtetaret shqiptare. Ky korrupcion pordoret dhe ketu edhe baza nga nuk kemi veprime konkrete per barazi. Nenshtrimi eshte i ashper.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".