Al-Khelaifi: Ajo që ka bërë Barcelona nuk është e drejtë

  • A.P /
  • 28 September 2022 - 19:17
Al-Khelaifi: Ajo që ka bërë Barcelona nuk është e drejtë

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, ka sulmuar Barcelonën për shitjet e aseteve të tyre gjatë verës, dhe madje sugjeroi që UEFA të hetojë këtë çështje.

Katalonasit shitën aksione në të drejtat e tyre televizive vendase dhe Barca Studios, duke mbledhur mbi 700 milionë euro, në mënyrë që të barazohen me rregulloret e LaLiga-s dhe të regjistrojnë nënshkrimet e tyre të reja.

Në një intervistë për Politico, Al-Khelaifi pyeti nëse shitjet janë të ligjshme.

“A është kjo e drejtë? Jo, nuk është e drejtë… A është e ligjshme? Nuk jam i sigurt. Nëse ata i lejojnë, të tjerët do të bëjnë të njëjtën gjë. UEFA sigurisht që ka rregulloret e veta [financiare]. Me siguri ata do të shikojnë gjithçka”, tha Khelaifi.

(Kosova Sot Online)