Reali do t’ia mësyjë Haalandit në vitin 2024

  • S.A /
  • 29 September 2022 - 13:57
Reali do t’ia mësyjë Haalandit në vitin 2024

Real Madridi nuk ka hequr ende dorë nga Erling Haalandi. “Los Blancos” dështuan ta transferonin sulmuesin norvegjez në verën e këtij viti pasi ish-futbollisti i Salzburgut dhe i Borussia Dortmundit përfundoi në Manchester City. Sidoqoftë, kampioni spanjoll dhe evropian do ta nisë një tjetër ofanzivë për përfaqësuesin norvegjez në vitin 2024. Për këtë siguron mediumi spanjoll “AS”.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, marrëveshja në mes të palëve mund të mbyllet për afro 180 milionë euro.

Haaland e ka nisur në mënyrë të jashtëzakonshme eksperiencën e tij në Angli duke shënuar gola vendimtarë për “Citizens”, të cilët synojnë ta mbrojnë titullin e kampionit në Premierligë dhe të tregohen të suksesshëm edhe në Ligën e Kampionëve, të prirë nga gjiganti norvegjez.

Gjithashtu, thuhet se Reali nuk është dorëzuar ende as për Kylian Mbappen, të cilin po ashtu nuk arriti ta transferonte gjatë verës që shkoi pasi sulmuesi francez në fund vendosi të qëndrojë në Paris Saint-Germain. 

(Kosova Sot Online )