Napoli synon ta “blindojë” Rrahmanin deri në vitin 2027

  • A.P /
  • 29 September 2022 - 14:57
Napoli synon ta “blindojë” Rrahmanin deri në vitin 2027

Amir Rrahmani duket se do të luajë edhe për një kohë të gjatë në Napoli.

Futbollisti kosovar është afër vazhdimit të kontratës me klubin italian.

“Azzurri” e kanë bërë gati kontratën e re me përfaqësuesin kosovar

Napolitanët në fakt duan ta vazhdojnë bashkëpunimin me qendërmbrojtësin stabil së paku deri në vitin 2027, ndërsa planifikojnë edhe t’ia rrisin rrogën atij.

28 vjeçari është bërë prej lojtarëve kryesorë të trajnerit Luciano Spalletti, ndërsa këtë sezon i ka zhvilluar 8 ndeshje deri tash me ekipin italian.

Ai është duke u shëruar nga lëndimi pasi pushoi 10 ditë, derisa u rikthye në lojën e dytë të Kosovës, atë kundër Qipros të martën pasi kishte munguar kundër Irlandës së Veriut.

Amiri rrezikon të mos luajë kundër Torinos këtë fundjavë për të mos rrezikuar.

E kontrata e re po e pret ish-futbollistin e Dinamo Zagrebit, Lokomotiv Zagrebit dhe Veronës.

Gjatë verës që shkoi spekulohej për një interesim eventual të Manchester Unitedit për shërbimet e tij, por që nuk kishte diçka konkrete në këtë drejtim. 

(Kosova Sot Online)