Presidenti i FIFA-s, Infantino do ta vizitojë nesër Kosovën

  • A.P /
  • 29 September 2022 - 15:26
Presidenti i FIFA-s, Infantino do ta vizitojë nesër Kosovën

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino do ta vizitojë nesër Kosovën.

Kreu i futbollit botëror gjatë ditës do të ketë takime me krerët e institucioneve shtetërore.

Ndërsa më pas do ta vizitojë edhe selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, prej nga, prej orës 15:00, i shoqëruar nga kreu i FFK-së, Agim Ademi do ta mbajë një deklaratë për media.

Kjo do të jetë vizita e parë e presidentit të FIFA-s në Kosovë, ndërsa ai do ta vizitojë edhe Shqipërinë ndërkohë. 

(Kosova Sot Online)