Flasin nga Barcelona: Rikthimi i Messit i mundshëm

  • A.P /
  • 29 September 2022 - 20:16
Flasin nga Barcelona: Rikthimi i Messit i mundshëm

E ardhmja e Lionel Messit mund të jetë sërish në Barcelonë pasi nënpresidenti i klubit dha një mesazh për rikthimin e tij të mundshëm.

Barcelona dhe Messi u ndanë në verën e vitit 2021 për shkak të gjendjes së keqe financiare të gjigantëve spanjollë.

Messi më pas nënshkroi një marrëveshje dyvjeçare me Paris Saint-Germain, por me atë kontratë që skadon verën e ardhshme, spekulimet janë shtuar për të ardhmen e tij.

SunSport zbuloi dje se 35-vjeçari nuk ka asnjë opsion konkret aktualisht në tryezë

(Kosova Sot Online)