Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino e viziton sot Kosovën

  • S.A /
  • 30 September 2022 - 08:19
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino e viziton sot Kosovën

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino do ta vizitojë gjatë ditës së sotme Kosovën. Kreu i futbollit botëror gjatë ditës do të ketë takime me krerët e institucioneve shtetërore, Ndërsa më pas do ta vizitojë edhe selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, prej nga, prej orës 15:00,  do ta mbajë një deklaratë për media.

Kjo do të jetë vizita e parë e presidentit të FIFA-s në Kosovë, ndërsa ai dje e vizitoi edhe Shqipërinë.

(Kosova Sot Online )