Asllani do të jetë titullar kundër Romës

  • A.P /
  • 30 September 2022 - 16:50
Asllani do të jetë titullar kundër Romës

Kristjan Asllani do të luajë nga minuta e parë në derbin kundër Romës.

Kjo është konfirmuar nga trajneri, Simone Inzaghi, në konferencën për media të mbajtur sot

Asllani do të luajë në vend të Brozovicit, i cili mungon shkaku i lëndimit të pësuar gjatë ndeshjeve me Kombëtaren e Kroacisë.

Kësisoj, Inzaghi konfirmoi sot se mesfushori shqiptar do të luajë nga fillimi, pasi në dyshim është edhe Gagliardini, me këtë të fundit që shpreson ta ketë së paku në bankën rezervë.

Ndeshja mes Interit dhe Romës do të zhvillohet të shtunën, nga ora 18:00.

Kjo ndeshje i takon javës së tetë në Serie A. 

(Kosova Sot Online)