Zbulohen detajet nga marrëveshja për kontratën e re të Militaos me Realin

  • A.P /
  • 30 September 2022 - 17:00
Zbulohen detajet nga marrëveshja për kontratën e re të Militaos me Realin

Eder Militao do të mbetet i lidhur me Real Madridin edhe për disa sezone të tjera.

Fabrizio Romano ka bërë të ditur se pas marrëveshjes verbale të arritur në korrik, tani po përgatiten dokumentet për zyrtarizimin e marrëveshjes 

Sipas kontratës së re, Militao do të jetë i lidhur me klubin nga Madridi deri më 30 qershor 2028.

Në kontratë gjithashtu thuhet se do të përfshihet klauzola e lirimit prej 1 miliard eurosh.

Më herët ishte raportuar se paga e brazilianit do të rritet nga 3.5 në 7 milionë euro në vit.

(Kosova Sot Online)