Ten Hag: Nuk do të luajmë kundër Haalandit, por kundër Manchester Cityt

  • A.P /
  • 30 September 2022 - 20:10
Ten Hag: Nuk do të luajmë kundër Haalandit, por kundër Manchester Cityt

Erik ten Hag është paraqitur sot në konferencë për media, ku foli për kundërshtarin e radhës në Premierligë – Manchester Cityn.

Mes tjerash, trajneri i “Djajve të Kuq” u pyet edhe rreth asaj se si do ta ndalin Erling Haalandin, i cili po kalon formë të jashtëzakonshme 

“Ne nuk do të luajmë kundër Haalandit, por kundër Manchester Cityt. Nëse veprojmë si ekip, mund ta mposhtim kundërshtarin tonë”, tha ten Hag.

“Ne kemi besim në aftësitë tona. Ky është besimi që na duhet dhe do të na duhet edhe më shumë të dielën”, shtoi 52-vjeçari.

(Kosova Sot Online)