Arsenali nuk është dorëzuar, planifikon sërish transferimin e mesfushorit italian

  • A.P /
  • 30 September 2022 - 20:36
Arsenali nuk është dorëzuar, planifikon sërish transferimin e mesfushorit italian

Manuel Locatelli zgjodhi Juventusin para Arsenalit vitin e kaluar, por ende mund të bëjë lëvizje drejt Londrës pasi “Topçinjtë” raportohet se po përgatiten për të rikthyer interesimin e tyre për lojtarin në fjala.

24-vjeçari shkëlqeu me Kombëtaren e Italisë në sezonin e tyre të suksesshëm në “Euro 2020” verën e kaluar dhe pastaj u lidh me një kalim te Arsenali ose Juventus, teksa në fundi vendosi t’i bashkohet klubit nga Torino.

Locatelli iu bashkua “Zonjës së Vjetër” në një marrëveshje huazimi dy-vjeçare me vlerë 25 milionë euro plus 12.5 milionë euro shtesë. Një marrëveshje që i solli mjaft fitime Sassuolos.

(Kosova Sot Online)