Vendimet e Bordit të FBK-së: Superkupa mbahet në Pejë

  • A.P /
  • 30 September 2022 - 21:27
Vendimet e Bordit të FBK-së: Superkupa mbahet në Pejë

Federata e Basketbollit e Kosovës ka njoftuar për vendimet e fundit që janë marrë nga drejtuesit e kësaj federate.

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e mbajtur më 30.09.2022 në Prishtinë ka shqyrtuar situatën aktuale në basketbollin kosovar dhe, ndër të tjera, ka vendosur si në vijim:

E ka miratuar Kodin Etik të FBK-së.

E ka miratuar Rregulloren e Anti-Dopingut.

E ka miratuar Rregulloren për Shpalljen e Laureatëve.

E ka miratuar kërkesën e KB Bashkimi dhe KB Peja për pjesëmarrje në Ligën Ballkanike në edicionin 2022/23.

E ka miratuar listën e personave zyrtarë të ndeshjeve (gjyqtarë/vëzhgues) për edicionin 2022/23.

E ka vazhduar kontratën e punës të Drejtorit Teknik në FBK edhe për dy vite të tjera.

Ka vendosur që Superkupa e Kosovës në konkurrencën e femrave të organizohet më 7 e 9 Tetor 2022 nga KBF Penza në Pejë.

(Kosova Sot Online)