Bayerni kthehet te fitorja në Bundesligë, mposht me rezultat bindës Leverkusenin

  • A.P /
  • 30 September 2022 - 22:40
Bayerni kthehet te fitorja në Bundesligë, mposht me rezultat bindës Leverkusenin

Pushimi shkaku i ndeshjeve ndërkombëtare, duket se i ka ndihmuar shumë Bayern Munichit.

Pas katër ndeshjeve radhazi pa fitore (tri barazimeve dhe një humbjeje), skuadra e drejtuar nga Nagelsmann u rikthye te fitorja në Bundesligë 

Sonte, “Bavarezët” shënuan fitore bindëse kundër Bayer Leverkusenit me rezultatin 4:0. Ndeshja u zhvillua në “Allianz Arena” dhe ishte e vlefshme për javën e tetë.

Leroy Sane (3’), Jamal Musiala (17’), Sadio Mane (39’) dhe Thomas Muller (84’) ishin autorët e golave të fitores.

Bayerni pas kësaj fitore ka 15 pikë dhe renditet i dyti në tabelë momentalisht, teksa Leverkuseni ndodhet në pozitën e 16-të me vetëm pesë pikë.

(Kosova Sot Online)