Messi po përballet me kritika në Francë

  • A.P /
  • 30 September 2022 - 22:53
Messi po përballet me kritika në Francë

Lionel Messi është duke u përballur me kritika në Francë, pasi e përdori shumë avionin e tij personal gjatë verës.

Sipas “L’Equipe”, për vetëm tre muaj, avioni i argjentinasit lëshoi ​​aq dioksid karboni (1502 ton) sa do të lëshonte një banor mesatar francez për 150 vjet

Midis 1 qershorit dhe 31 gushtit, avioni i Messit thuhet se bëri 52 fluturime, 30 prej të cilave ishin ndërkontinentale dhe 14 transatlantike.

Ai fluturoi midis Buenos Aires dhe Miamit pesë herë. Ka pasur edhe tre fluturime ndërmjet Montevideos, Uruguait dhe Majamit, më 10 qershor, 22 qershor dhe 23 qershor. Ka bërë edhe fluturime nga Brazili, si dhe disa fluturime midis Evropës dhe Amerikës së Jugut, ka raportuar mediumi francez.

Sulmuesi i PSG-së thuhet se gjithashtu fluturoi për në ose nga Barcelona shtatë herë. Udhëtimet përfshinin gjithashtu udhëtime në Tenerife, Bilbao, Nice dhe Figari.

Kujtojmë se në fillim të shtatorit, PSG-ja u kritikua për fluturimin nga Parisi në Nantes me avion, pasi udhëtimi nga Parisi në Nantes me avion është 1 orë 10 minuta, zgjat vetëm një orë më shumë me tren – 2 orë e 10 minuta.

“L’Equipe” gjithashtu ka shkruar se Franca është e shqetësuar për ndryshimet klimatike. Që nga marsi i vitit 2021, vendi ka një ligj klimatik, i cili nënkupton ndalimin e fluturimeve brenda Francës, nëse udhëtimi me tren zgjat më pak se 2 orë e 30 minuta – por problemi është se ligji nuk vlen edhe për avionët privat.

Sa i përket avionit të Messit, më herët është raportuar se 35-vjeçari atë ia jep edhe miqve, përveçse që përdoret edhe nga familjarët e tij. 

(Kosova Sot Online)